AKTUALITET /

Rihapet tuneli i Llogarasë, zv/kryeministrja Belinda Balluku: Do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator!

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Energjitikës dhe njeherësh zv/kryeministrja Belinda Balluku në një postim në rrjete sociale.

Shkruar nga Versus
Rihapet tuneli i Llogarasë, zv/kryeministrja Belinda Balluku: Do të
Belinda Balluku

Tuneli i Llogarasë do të rihapet ditën e nesërme, 24 maj dhe do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.

Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Energjitikës dhe njeherësh zv/kryeministrja Belinda Balluku në një postim në rrjete sociale.

Zv/kryeministrja u shpreh se tuneli do të jetë i hapur për të gjitha automjet përveç atyre të tonazhit të rëndë në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit.

'Nesër e shtunë, 24 maj tuneli i LLogarasë do të jetë i aksesueshëm për të gjitha automjetet për trafikun që shkon dhe vjen në jug të vendit, përveç automjeteve të tonazhit të rëndë. Tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit e cila tashmë ka filluar të konsolidohet. Kjo tregohet dhe nga numri i gjithë njesive të reja të hotelerisë që po hapen në jug të Shqipërisë. Kështë që duke filluar nga nesër faciliteti i krijuar nga nesër do të jetë i disponueshëm përtë gjithë automjete.' u shpreh zv/kryeministrja Balluku.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, ky tunel redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit jugor. Segmenti nga Dukati në Palasë, i cili më parë përshkohej për rreth 30 minuta, tani mund të kalohet vetëm për 7 minuta, duke ofruar një lehtësim të ndjeshëm për udhëtarët dhe turistët./Versus.al

 

Poll