AKTUALITET /

Rikthehen monopatinat? Reagon ministrja e brendshme, Albana Koçiu

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka dalë sot me një sqarim zyrtar duke hedhur poshtë lajmet e fundit që flisnin për heqjen e ndalimit të qarkullimit me monopatina dhe motora elektrikë. Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka dalë sot me një sqarim zyrtar duke hedhur poshtë lajmet e fundit që flisnin për heqjen e ndalimit të qarkullimit me monopatina dhe motora elektrikë.

Shkruar nga Versus

Rikthehen monopatinat? Reagon ministrja e brendshme, Albana Koçiu

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka dalë sot me një sqarim zyrtar duke hedhur poshtë lajmet e fundit që flisnin për heqjen e ndalimit të qarkullimit me monopatina dhe motora elektrikë.

“Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Udhëzimi është dhe mbetet plotësisht në fuqi në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, theksoi Koçiu.

Po sipas Ministres, Policia e Shtetit vijon kontrollet e përditshme në terren dhe do të penalizojë çdo shkelje, ndërsa të dhënat zyrtare tregojnë një rënie të ndjeshme të aksidenteve që përfshijnë këto mjete gjatë periudhës së ndalimit.

Ministrja shprehu mirënjohje për qytetarët që kanë respektuar masën dhe siguroi se Ministria e Brendshme, bashkë me institucionet e tjera, po analizon me kujdes situatën për të marrë vendimin më të sigurt për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sidomos të të rinjve.

Reagimi i ministres Albana Koçiu:

E PAVËRTETË!

Udhëzimi për ndalimin e qarkullimit me monopatina mbetet në fuqi. Nuk ka asnjë vendim për heqjen e masës së ndalimit të përkohshëm. Policia e Shtetit vijon angazhimin e përditshëm në terren për garantimin e zbatimit të plotë të këtij udhëzimi, në përputhje me njoftimet zyrtare të bëra më herët.

Shpreh mirënjohje për qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në respektimin e kësaj mase, e cila synon mbrojtjen e sigurisë dhe jetës, në veçanti të të rinjve.

Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe të shërbimeve të traumës konfirmojnë një rënie të ndjeshme të numrit të aksidenteve gjatë periudhës së zbatimit të saj.

Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, po vijon vlerësimin e situatës për të përcaktuar vendimmarrjen më të drejtë, duke vendosur në qendër të çdo hapi sigurinë dhe jetën e çdo qytetari./Versus.al

Poll