AKTUALITET /

Rregulla të reja për vizat amerikane: Njoftimi i rëndësishëm i ambasadës së SHBA-së në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar brenda 12 muajve të fundit, do të mund të rinovohen përmes postës. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë personale në ambasadë.

Shkruar nga Versus
Rregulla të reja për vizat amerikane: Njoftimi i
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme ose që kanë skaduar brenda 12 muajve të fundit, do të mund të rinovohen përmes postës.

Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë personale në ambasadë.

Ambasada nxit aplikuesit që të kontrollojnë faqet zyrtare al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për të marrë informacion mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet aktuale të ambasadës.

Postimi i Ambasadës së SHBA-së në Tiranë:

Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetëm vizat B1/B2 që janë ende të vlefshme OSE që kanë më pak se 12 muaj që kanë skaduar mund të rinovohen me postë. Për të gjitha llojet e tjera të vizave, përveç disa rasteve të udhëtimeve qeveritare, do të kërkohet një intervistë.
Nxisim aplikuesit për vizë të kontrollojnë faqen e ambasadës al.usembassy.gov dhe travel.state.gov për informacion më të detajuar mbi kërkesat dhe procedurat e aplikimit për vizë, si dhe për t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shërbimet e ambasadës./Versus.al

 

Poll