Mëngjesin e kësaj të enjte, mbrojtja e Altin Hajrit zhvilloi kundërshtimet përfundimtare ndaj pretencës së SPAK, e cila kërkon burgim të përjetshëm për të për veprën penale të rrëmbimit ose mbajtjes peng të personit, kur kjo ka shkaktuar vdekjen, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal në dëm të Jan Prengës.
Avokati Aranit Roshi argumentoi se nuk ekziston asnjë fakt që lidh Hajrin me ngjarjen kriminale. Sipas tij, Altin Hajri ka qenë në kohën kur humbi sasia e kokainës në burg në Holandë dhe nuk ka pasur komunikim me rrëmbyesit, as planifikim të veprimit. Ai shtoi se i pandehuri vetëm ka ofruar ndihmë të kufizuar në ambientin e lokalit dhe nuk ka marrë pjesë në krim.
Roshi theksoi gjithashtu se regjistrimet dhe mesazhet që paraqiti SPAK janë të paplota ose të ndërhyrë dhe se nuk ka asnjë provë që tregonte për një përfshirje aktive të Hajrit.
Gjykata vendosi që shpallja e vendimit për këtë çështje të zhvillohet më 24 mars.
Avokati Aranit Roshi: Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë patur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. I vetmi fakt që thotë akuza është përdorja e Shijakut nga rrëmbyesit dhe koha e ndërmjetme mes vendit të rrëmbimit dhe vendit të mbërritjes. Duhej që minimalisht që akuza të provonte se ka patur një përgatitje dhe plan mbi destinacionin. Nuk ka patur asnjë vend për ta planifikuar situatën, se në të kundërt sdo kishte ndodhur në një ambient publik të hapur, parking, por di ishte planifikuar një vend supozojmë se do ishin marrë masat, edhe që pengu të qëndronte derisa të kthehej kokaina. Minimalisht do ishin hequr kamerat, dhe s'do liheshin ndezur.
Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nuk ka një përfshirje të Altin Hajrit në këtë ngjarje. Nuk ka asnjë komunikim të vetëm mes Altin Hajrit dhe personave të përfshirë.
Nga SKY komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangi apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Por çfarë thotë Altin Hajri, që ç’ka pasur për të thënë e ka thënë, përfshirë ngarkesën që ka patur. Por çfarë shkelje penale mund të rezultojë këtu!? Asnjë veprim. Asnjë element të përfshirjes së Altin Hajrit. Deklarimet e familjarëve të Jan Prengës, asnjë dijeni apo informacion për Altin Hajrin. Marrëveshja ka karakter konkret, kur folën, çfarë, kur u takuan çfarë vendosën. Ajo që ka ndodhur ka ndodhur për 15 minuta. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat që kanë ardhur, me kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë uji. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi. As nuk e ka njohur Jan Prengën. Një ngjarje kriminale mund të ndodh sot në një hotel në mes të Tiranës fjala vjen tek “Rogner”, të fusi makinën dikush aty në parking, të lërë drogë apo çfarëdo, s’mund të fajësohet pronari i lokalit për këtë.
Nëse do ishte pjesë e marrëveshjes së paku do i adresonte diku tjetër e jo në biznesin e tij. Spak thotë se nga pamjet duket që ka qenë duke pritur. Kë ka qenë duke pritur? Rrëmbyesit, të rrëmbyerin? Çfarë të dhënash ka SPAK që Altin Hajri ka patur kontakt apo komunikim me rrëmbyesit? Nëse po, çfarë është komunikuar. Të priste një peng në biznesin e vet ku ishte gruaja, fëmija prindërit? Kamerat ndezur dhe ku nuk ka përgatitur një vend? Është totalisht e pakuptueshme.
Ka qenë i trembur për jetën e vet dhe të familjarëve të vet. Veprimet e tij nuk kanë qenë të një njeriu të lirë, apo me vullnetin e tij, që shihet duke kapur me një shkop një grril.
Nuk i kanë drejtuar armët, por ai ka parë armët, ka parë gjak. Është gjetur në një rrethanë që kushdo nga ne mund të gjendej, po, duhej të kishte njoftuar autoritetet, por duhet të kemi parasysh ka menduar për sigurinë e familjes së tij dhe të biznesit të tij.
Duhet së paku personi ta di që është pjesë e këtij grupi, i këtij plani, por kjo nuk ka ndodhur, ka prova të papërdorshme. Regjistrimet në ENCRO chat s’janë të plota, ose ka ndërhyrje. Dalin vetëm mesazhet që ka nisur Hajri, se ç’ka thënë bashkëbiseduesi janë fshirë. Për akuzën e armëmbajtjes pa leje, nuk ka qenë e tij. As ka patur dijeni, as akses. Kanë qenë të pozicionuara në një zonë të kompleksit për të cilat nuk ka patur dijeni. I ka shoqëruar një pjesë të rrugës autorët, kuptohet në ç’rrethana, i ka orientuar për në Durrës, i kanë thënë të zbresë dhe ka zbritur menjëherë në mes të rrugës, as nuk e ka ditur që Jan Prenga është ende gjallë apo ka vdekur./Versus.al

