AKTUALITET /

"Rri i qetë mor njish, s'ke punë me mua, mos ha provokime", përgjimet ku 'k*lleri' i Shkodrës udhëzonte vëllain e tij

Vëllai i Ragip Gilës i shprehte atij shqetësimin se mos policia e konsideronte edhe atë të përfshirë në ngjarjet kriminale të të vëllait.

Shkruar nga Versus
"Rri i qetë mor njish, s'ke punë me mua, mos ha
Autori i vrasjes së 2 personave dhe plagosjes së 2 të tjerëve në Shkodër

Ditën e djeshme u publikua vendimi i gjykatës ku ishte liruar Ragip Gila, autori i masakrës së djeshme në qendër të Shkodrës me 2 të vdekur dhe 2 të plagosur. Në vendim vihej re fakti se për vepra penale që parashikonin dënimin deri në 15 vite burg sipas Kodit Penal, në fakt gjykata e Shkodrës e kishte dënuar Gilajn vetëm për lëndë narkotike duke injoruar armët e gjetura në banesën e tij.

Në vitin kur ndodhi arrestimi i tij, prokuroria kishte siguruar edhe përgjime të bisedës së Ragip Gilës me vëllain e tij teksa e udhëzonte këtë të fundit që të mos pranonte asnjë gjë që e pyeste policia dhe t’u thoshte se nuk kishte asnjë lidhje apo dijeni mbi armët që ai mbante në banesë.

PËRGJIMI

Ragip Gila: Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, une nuk kam lidhje me vllan, jam ne vedi une mor vlla! A ndin mor?

Ergys Gila: Po mor po, njashtu i thashe:

Ragip Gila: Kur te dalesh, ruji femijet, mos i ço ne shkoll nji her, Nuk te majn ty,ti rri i qet.Nuk ke pune ti! Ja pava sherrin Erit ty edhe atij ti rri i qet, mos ha provokime hiq! Ça ke hall ti!? Ti me pas nje tmendje vlla, mos me ba gabime hiq! Xero, xero, xero! A more vesht?

Ergys Gila: Po mor Shyqyr burr, qe nuk kan gjet ate.

Ragip Gila: Qyyyyshtttt! Kan hi edhe n'bodrum.Mos e rruj hiq, e heka makinen! Njita jane ne internet… sido me ken njito jan ne internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata.Njizet paketa çokullata…! Ti rrii qet!

Ergys Gila: Po per çifte, ça te thane.

Ragip Gila: A more vesht, hiq, xero me mu, nuk ke pune, jam n'shpi n'vedi!

Ergys Gila: Pa Ç'far rriskut qe se zune ate t'temen

Ragip Gila: Shshshshshet

Ergys Gila: Pa pas pula me ba ish

Ragip Gila: Rri i qet, pa hanger nuk ju lajn

Ergys Gila: Jam tuj vra vedin mor shok

Ragip Gila: Pse mor me vra vedin, nuk ke shans mor, leni marrinat!?Mos u ban i marr! Ke kater fmi shndet, kaq! Ti me ndejt urt, n'pune tande, njaty te shpija

Ergys Gila: Ti n'telefon nuk ke pas gja

Ragip Gila: Ja mor nuk kam pas gja, s'kam fol gja.Shyqyr qe e shina do foto Pistoletet Ç-se. Desht me e gjet ai bossi! Thashe tesh pa e gjen!! E heka se e pata me vedi! Dy minuta pa ardh ju, dy minuta robt! Mas dy minutash me kishin zan njaty robt! Ma gjeten kutin e me thane ku e ke? *Eeee ku e kam?!Nuk kam gja i thash! Tesh pa me nxjerin pune per çifte! A kupton!? Njizet çokolata! Abababa: Kam hallin e çiftes .N'qoft se asht me leje del ajo. Po ai me ka lan maskat aty mor! Puaaaaaaaaaa! Ça ju pava sherrin ty e atij! Per antiplumat blihen ne internet, por baj burg per hashash e çokolata robt e motrat! Yyyyy, njizet pakata mor! Obobobobobobo! Edhe për çifte. Versus.al

Poll