AKTUALITET /

Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina nga ora 16:00

Rriten çmimet e karburanteve në vend: nafta shkon në 210 lekë/litër dhe benzina në 176 lekë, vendimi hyn në fuqi sot në orën 16:00.

Shkruar nga Versus

Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër rritje të çmimeve të karburanteve në vend, vendim i cili hyn në fuqi këtë të premte, 17 prill 2026, në orën 16:00.

Sipas vendimit të fundit, çmimi i naftës do të shitet me pakicë deri në 210 lekë për litër, nga 207 lekë që ishte një ditë më parë.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me 176 lekë për litër, nga 174 lekë që ishte më herët.

Njoftimi i Bordit: 

Bordi i Transparencës në datë 17 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 176 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.

????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 16.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

????Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

???? Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%./Versus.al

Poll