AKTUALITET /

Rritja e naftës jep efektet edhe në transportin ndërqytetas, biletat Korçë-Tiranë, 200 lekë më shtrenjtë

Shkruar nga Versus
Rritja e naftës jep efektet edhe në transportin ndërqytetas,
Foto ilustruese

Rritja e çmimit të karburanteve ka sjellë pasojat e para edhe në tarifat e transportit mes qyteteve të ndryshme duke rënduar xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Në linjën Korçë-Tiranë, udhëtarët paguajnë 200 lekë më shumë. Nga 1400 lekë tani udhëtarët duhet të paguajnë 1600 lekë. Operatorët kanë argumentuar se një rritje e tillë ishte e pashmangshme për shkak të rritjes së çmimit të naftës.

Nga ana tjetër, qytetarët e shohin si një barrë shtesë, sidomos për ata që udhëtojnë shpesh për arsye pune, studimi apo shëndetësore. Versus.al

Poll