AKTUALITET /

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet që po zhvat shqiptarët

Bëhet fjalë për një lojë që quhet “Rruga e pulës”. Qytetarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas ju kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do ju jepen fitimet, por ju merren dhe ato që kanë...

Shkruar nga Versus

“Rruga e pulës”, skema e re e mashtrimit në internet

Por teksa Policia zbuloi autorët pas skemave piramidale që mashtronin shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha, një tjetër formë mashtrimi po përhapet online. Bëhet fjalë për një lojë që quhet “Rruga e pulës”. Qytetarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas ju kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do ju jepen fitimet.

“Është skema e radhës për të cilën unë parashikoj se do të flasim si forma e re e mashtrimit online”, thotë Nadia Elbasani, pedagoge e sigurisë kibernetike.

E përkthyer në shqip do të ishte “Rruga e pulës”. Ndryshe nga skemat e fundit piramidale që mashtruan shqiptarët duke i joshur të investonin në kriptomonedha ,“Rruga e pulës” është një lojë.

“Deri më tani ne kemi parë mashtrime që ndodhin në emër të kriptovalutave. Një sektor që ende mbart një mister dhe jo secili nga ne e kupton. Por industrinë “gaming” e kemi shumë të thjesht për ta përqafuar të gjithë . Ndaj probabiliteti që të biem pre e kësaj skeme është edhe më i lartë”, u shpreh Nadia Elbasani.

Ajo po përhapet veçanërisht në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Telegram”. Shqiptarët ftohen ta luajnë lojën duke fituar para e më pas ju kërkohen të dhënat bankare me argumentin se aty do ju jepen fitimet.

“Luajtja e një loje “online” dhe dhënia e të dhënave personale dhe bankare me pretendimin se duke luajtur këtë lojë kaq të thjesht do të fitosh para dhe duke e domostruar edhe personazhe të caktuara që janë personazhe shqiptare në fakt, e shton rrezikun për të rënë pre e mashtrimit të ardhës që është në industrinë “gaming”, theksoi ajo.

“Mashtrimi”, me gjithë format apo mënyrat i ka rrënjët aq të thella aq sa vetë njerëzimi. Ndër vite, duke iu përshtatur ndryshimeve sociale, ekonomike e politike, ai ka pësuar “mutacione”, por efekti për të infektuar individë në veçanti e shoqëri në përgjithësi ka mbetur i njëjtë.

“I bëj thirrje kujtdo që e dëgjon këtë intervistë sot si dhe autoriteteve përgjegjëse të marrin masa sot para se të jetë vonë”, apelon pedagogia.

Joshja për të fituar sa më shumë e më shpejt është “mikrob” që me sa duket, gjendet në mendjen e çdo njeriu dhe mekanizmave të funksionimit të çdo shoqërie. (A2 Televizion)

Poll