AKTUALITET /

Sapo doli nga burgu porositi plagosjen e 26-vjeçarit tek Fresku, shpallet në kërkim TikTok-eri i njohur shqiptar

Xhemal Uka është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit. 33-vjeçari u lirua kohët e fundit nga burgu, pas ekstradimit nga Franca, ku kishte qëndruar mbi një vit në qeli.

Shkruar nga Versus
Sapo doli nga burgu porositi plagosjen e 26-vjeçarit tek Fresku, shpallet
Xhemal Uka

Detaje të reja dalin nga ngjarja e ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë, ku në kërkim është shpallur TikTok-eri Xhemal Uka, i njohur në rrjetet sociale me emrin “Fire”.

Së bashku me Gjokë Ndrevataj, Uka dyshohet se ka porositur Helidon Markun për të dhunuar një të ri 26-vjeçar, për motive të dobëta.

Xhemal Uka është një emër i njohur për drejtësinë, pasi ka precedentë penalë brenda dhe jashtë vendit. 33-vjeçari u lirua kohët e fundit nga burgu, pas ekstradimit nga Franca, ku kishte qëndruar mbi një vit në qeli.

I riu kishte fituar famë në rrjetet sociale gjatë qëndrimit në burg në Francë, por problemet me drejtësinë duket se nuk kanë marrë fund. Sipas monitorimit të rrjeteve sociale, Uka është larguar nga Shqipëria./Versus.al

Poll