AKTUALITET /

S’deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me shërbim prove ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Kjo është hera e dytë që Tushe dënohet nga GJKKO dhe i është ndaluar kandidimi për poste publike për 5 vitet e ardhshme.

Shkruar nga Versus

S’deklaroi apartamentin në bregdet, GJKKO dënon me shërbim

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-kryebashkiakun e Lushnjës Fatos Tushe nën akuzën se ky i fundit nuk deklaroi apartamentin në bregdetin e Vlorës.

Në deklarimin e pasurisë, Tushe nuk kishte përfshirë apartamentin me sipërfaqe 75.3 metër katrorë që kishte nën pronësi në bregdetin e Vlorës, në Lungomare. 

Ndërkohë, pretenca e SPAK ishte dënimi me 17 muaj burg për Tushen. Ky i fundit në 2022-in u dënua me 3.6 vite burg për shpërdorim detyre dhe abuzim me tenderat. Ish-kryebashkiaku pranoi gjykimin e shkurtuar duke e çuar në 2.6 vite burg dënimin përfundimtar. Duhet theksuar se edhe në rastin e parë, SPAK kishte kërkuar dënimin me 5 vite burg për Fatos Tushen. 

Fatos Tushe u arrestua më 6 korrik të vitit 2021, bashkë me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me abuzimet me tenderat. Dënimi i dytë ndaj tij erdhi pak kohë pasi kishte shlyer dënimin e parë. Versus.al

Poll