AKTUALITET /

"S'do ndikoj te prokurorët e tjerë të SPAK", Gokaj zbulon pikën e dobët: Programet kompjuterike...

Gokaj tha se platforma e tij përmban mosndërhyrjen tek çështjet që po ndjekin prokurorët e tjerë të institucuionit përveçse kur atyre u duhet mbështetje me grupe hetimore.

Shkruar nga Versus

"S'do ndikoj te prokurorët e tjerë të SPAK", Gokaj

Pas prezantimit të platformave të dy kandidatëve pararendës për kreun e SPAK, ka dalë para KLP edhe prokurori i posaçëm Elvin Gokaj i cili tha se nëse zgjidhet drejtues i institucionit, nuk do të ndikojë në punën e prokurorëve të tjerë, por do të jetë në mbështetje të tyre nëse u duhet shtim i numrit të hetuesve.

“Unë mendoj se praktikat më të mira është puna në grup. Sot pavarësisht se struktura e posaçme ka nja 20 prokurorë, për mendimin tim janë nja 20 drejtues aty sepse këtë e ka rregulluar Kushtetuta. E vetmja gjë që mund të bëjë drejtuesi është të rrijë në mbështetje të prokurorëve dhe sa herë të kenë nevoje për grupe hetimore për shtimin e hetuesve në çështje komplekse, ajo do jetë detyra ime kryesore pa ushtruar ndikim në çështjet e prokurorëve”- tha Gokaj.

Më tej foli edhe pikat e tij të forta dhe për atë që e konsideron pikë të dobët.

“Pikat e mia të forta janë puna, integriteti dhe mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë e derdhin djersë për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike që kanë avancuar kohët e fundit, por mendoj se me ndihmën e ekspertëve brenda për brenda strukturës, besoj se do e kalojmë këtë fazë”- shtoi prokurori. Versus.al

Poll