AKTUALITET /

Seanca paraprake, Bushka kërkon pushim të çështjes ose gjykim të shkurtuar dhe moskompetencë të GJKKO

Avokati i Bushkës pretendon se nuk ka vepër penale të kryer nga klientja e tij.

Shkruar nga Versus

Seanca paraprake, Bushka kërkon pushim të çështjes ose

Ish-kryetarja e komisionit të ligjeve Klotilda Bushka cila është marrë e pandehur për veprën penale “pengim i drejtësisë” në dosjen Veliaj, kërkoi në GJKKO pushimin e akuzës. Në alternative, nëse nuk aprovohet kërkesa e saj, mbrojtja e Bushkës kërkoi gjykim të shkurtuar. Seanca paraprake vijon me mbrojtjen e shoqërive Byla, Aventus etj.

Sipas avokatit të Bushkës, ligji nuk e parashikon si vepër penale mënyën e përfshirjes së ish-deputetes në këtë dosje.

Ndërsa në alternativë kanë kërkuar gjykimin e shkurtuar dhe shpalljen e moskompetencës së GJKKO-së për shkak se Bushka nuk është më deputete dhe kalimin e kësaj çështje për gjykim në gjykatë të zakonshme. Versus.al

Poll