AKTUALITET /

Seanca paraprake në GJKKO, Dumani lexon kërkesën e SPAK për gjykim, mungon Veliaj e Dado

Shkruar nga Versus
Seanca paraprake në GJKKO, Dumani lexon kërkesën e SPAK për
Erion Veliaj dhe prokurorët e Posaçëm, Altin Dumani dhe Olsi Dado


Pas dy seancave që u shtynë, sot që prej orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme mbahet seanca paraprake në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 28 të pandehurve të tjerë. Vetë Veliaj nuk është i pranishëm në seancë, por përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni. 

Që prej mëngjesit, ore prokurori i posaçëm Altin Dumani i cili sot është pa prokurorin tjetër Ols Dado, po lexon kërkesën për gjykim të dosjes ndaj kryebashkiakut. Më pas do të jenë avokatët që do të paraqesin kërkesat e tyre. Seanca po drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda që u caktua përmes shortit si gjyqtare paraprake.

Nëse për shkaqe të ndryshme procesi do vijojë normalisht, GJKKO do të vendos nl fund nëse dosja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj do të kalojë apo jo për gjykim. E përfshirë në këtë dosje përveç Veliajt është edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe 28 persona dhe shoqëri të tjera. Veliaj akuzohet për një sërë veprash penale si pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 episode, shpërdorim detyre si dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Ndërsa bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave si dhe pastrim parash. E përshirë në këtë dosje është edhe ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka, e cila akuzohet për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Versus.al

Poll