AKTUALITET /

Seanca "Partizani", sot dëshmojnë në GJKKO dëshmitarët e thirrur nga SPAK! Mes tyre dhe Taulant Balla

Shkruar nga Versus

Seanca "Partizani", sot dëshmojnë në GJKKO

Sot në orën 12:00 pritet të nisë seanca e radhës për dosjen “Partizani” me të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe disa persona të tjerë.

Herën e kaluar, u pranua kërkesa e bërë për thirrjen në gjyq të 11 dëshmitarëve mes të cilëve edhe kryeministri Edi Rama e kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në seancën e sotme do të dëshmojnë 8 prej tyre, nga deputeti socialist Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit e deri tek Petrit Kullolli me profesion topograf në Tiranë.

Gjithashtu në listën e dëshmitarëve të sotëm, renditen drejtues të rëndësishëm të ish-klubit të futbollit “Partizani” dhe persona të njohur. Bëhet fjalë për ish-presidentët e Partizanit, Albert Xhani dhe Paro Laçi dhe ish drejtorët Bujar Labinoti, Afrim Tole, Isa Tare.

Në dosjen e SPAK, shkruhet se ish-drejtori i viteve 1995-2005 Isa Tare ka dëshmuar se i ishte premtuar një apartament që të mos kundërshtonte privatizimin e kompleksit sportiv. Edhe ish-presidenti Paro Laçi ka thënë se i është ofruar një pazar nga njerëzit e Berishës për të liruar ambientet e klubit.

Dëshmitarët e SPAK në seancën e sotme:

Taulant Balla                Kallëzuesi i aferës Partizani

Afrim Tole                    Ish-shefi i Klubit Partizani

Isa Tare                        Ish drejtori i kompleksit

Bujar Labinoti              Ish drejtori i kompleksit

Albert Xhani                Ish presidenti i Partizanit

Paro Laçi                      Ish presidenti i Partizanit

Dhurata Çela                Ish drejtoreshë e AKKP Tiranë         

Petrit Kullolli                Topograf në AKKP Tiranë. Versus.al

Poll