AKTUALITET /

Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ i Arbër Muçës në Fier, e sollën nga Dubai

Një vit më parë Muçës iu sekuestruan 2 milionë euro pasuri.

Shkruar nga Versus
Sekuestrohet ‘Lamborghini Urus’ i Arbër Muçës
Arbër Muça dhe automjetet e sekuestruara vitin e kaluar

Fier- Prokuroria ka njoftuar sekuestrimin e automjetit luksoz ‘Lamborghini’ në pronësi të Arbër Muçës, një personazhi të njohur të botës së krimit të cilit një vit më parë iu sekuestrua pasuria me vlerë 2 milionë euro.

Mësohet se mjeti “Lamborghini Urus Mansory” u soll në Shqipëri nga Dubai me anë të personave të tretë të cilët nuk janë bërë publikë nga prokuroria.

Hetimet ndaj Arbër Muçës kanë nisur që në vitin 2020, nën dyshimet për përfshirje në aktivitete të paligjshme dhe pastrim të produkteve të veprës penale, sipas nenit 287 të Kodit Penal. Versus.al

Poll