AKTUALITET /

Seri tërmetesh në vend, ndihen në disa qytete

Shkruar nga Versus

Seri tërmetesh në vend, ndihen në disa qytete

Disa tërmete radhazi janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9.

Më pas tërmetet e tjera janë regjistruar në jug të vendit. Në Konispol, rreth orës 06:49 janë ndjerë lëkundje tërmeti, të cilat kanë qenë me magnitudën 2.7.

Seri tërmetesh në vend, ndihen në disa qytete

Në Miras të Korçës rreth orës 06:15 është ndjerë një tjetër lëkundje, me magnitudën 3.1. Ndërkohë më herët në Konispol janë regjistruar dy lëkundje, të dyja me magnitudën 3.2. Në total, në jug të vendit janë ndjerë rreth 6 tërmete të vogla gjatë natës dhe gjatë orëve të para të mëngjesit. Versus.al

 

Tags:

tërmet

Poll