Në strukturat drejtuese të policisë vendore vijojnë ndryshimet me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit Ilir Proda.
Ky i fundit firmosi emërimet e reja për qarkun e Korçës dhe të Elbasanit. Në Korçë u emërua drejtor Uljan Shpataraku, ndërsa Erion Ahmeti që mbante këtë post është transferuar si drejtor i policisë në Elbasan.
Drejtori Ilir Proda ka bërë ndryshime të shumta ditët e fundit, por pa një arsye konkrete duke lënë të kuptohet se lëvizjet janë si pasojë e ultimatumeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama për kontrollin e territorit. Versus.al







