
Gjatë seancës të zhvilluar pa praninë e mediave në Gjykatën Administrative, kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi se prokurori i SPAK, Ols Dado i është vënë pas për inceneratorin e Tiranës dhe gjëra të tjera.
Sipas tij, SPAK nuk gjeti dot shkelje në punët e tij dhe prandaj nisi hetimi i imtësishëm ndaj tij dhe familjarëve.
Veliaj-avokatit te Ols Dados: Se di ti që Olsi më është qepur për inceneratorin, teatrin etj. Nuk i gjetëm gjë me punën dhe thanë hajt t’i hyjmë robve të shpisë.
Përfaqësuesja e KLP kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë nënkryetari i institucionit, mirëpo gjykata nuk e pranoi një gjë të tillë.
Pjesë nga diskutimet:
Gjykata: Seanca nuk mund të ndërpritet, për të sjellë në sallë dikë tjetër nga KLP.
Ndreca: Përfaqësuesja e KLP e tha vetë që duhet të vijë vetë nënkryetari këtu.
Gjykata: Çfarë kërkon me legjitimimin?
Ndreca: Nëse nuk ka vendim të Këshillit ne do të shikojmë se si do ti drejtohemu gjykatës.
Avokati i Ols Dado: Çfarë objekti keni në padinë tuaj?
Ndreca: Momenti është i ezauruar. Vlerësoj se nuk është vendi për këtë pyetje.
Av i Ols Dados: I qëndroni apo jo padisë?
Ndreca: Prandaj jemi në këtë sallë gjyqi.
Av i Ols Dados: Pra nuk vendim nga KLP?
Ndreca: Në shkresën që na është dtejtiar ne, thuhet se KLP vlerëson, KLP konstaton. Pra thotë institucuoni, jo kryetari. Nuk mund te flasë institucuoni në emër të një Këshilli që nuk është mbledhur kurrë. Duket qarte që keni harmoni me zonjën në mbrojtje. (I referohet përfaqeuses së KLP).
Veliaj: Ekuivalentja e kësaj, është si të marr unë tagrat e Këshillit Bashkiak. Se po vë që ka anëtarë të Këshillit këtu. Një njeri nuk flet dot ne shumës. Kur thuhet KLP vendosi, do të thote që KLP u mblodh dhe kinstatoi. Zonja të vetmen të vërtetë që tha sot është që këtu duhet të ishte nënkryetari. Se Olsi më është qepur për Inceneratorët dhe për gjëra të tjera.

