AKTUALITET /

'Shefitin ta groposin në kanal', vëllai i Dashurie Rrapaj rrëfen dhimbjen: Kishte hije të prindërit të rëndë!

Vëllai i Dashurie Rrapaj, Ermal Azizaj, rrëfen dhimbjen pas ngjarjes tragjike në Roskovec, ku Shefit Rrapaj vrau bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje. Ai tregon për historikun e agresivitetit dhe konflikteve të Shefit Rrapaj brenda familjes, si dhe për tentativën e tij për vetëvrasje 20 vjet më parë.

Shkruar nga Versus
'Shefitin ta groposin në kanal', vëllai i Dashurie Rrapaj
Shefit Rrapaj, Dashuri Rrapaj, Ermal Azizaj

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec një ditë më parë tronditi opinionin publik.

Vëllai i Dashurie Rrapaj, Ermal Azizaj ka folur për për ngjarjen e rëndë.

Ai ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar mes dhimbjesh se si ka marrë vesh lajmin.

‘Nuk e mendonin kurrë që situata mund të arrinte deri këtu’, është shprehur ai.

Gjithashtu ai tregoi se para 20 vitesh ka tentuar të vrasë veten, ndërsa tregon se Shefit Rrapaj ka qenë gjithmonë agresiv dhe se marrëdhënia e tij me të afërmit ka qenë e vështirë dhe se asnjë nga njerëzit e tij nuk kishte shkuar pas tragjedisë së ndodhur.

Ermal Azizaj: Dje kam marrë vesh lajmin, më ka marrë në telefon nipi. Më bie telefoni, përtova ta hap fillimisht, por po më bluante diçka. Pa kaluar minutin ngrihem e marr në telefon dhe telefonova nipin. Më tha “Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë”.  Mora vëllanë tjetër në telefon të shkonim mos i shpëtoni, mos e gjenim gjallë. Policia nuk na la të hynim brenda, bëjnë punën e tyre shtet nuk kanë faj. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë për atë ka qenë mungesë. Kishte hije të rëndë, jo si baba. Të përqafonte një herë fëmijët ose gruan. Se jemi familjarë vetë. Para 10 ditësh e denoncoi në polici, erdhi policia mori motrën dhe nipin sepse i kishte denoncuar ai, krimineli. Kishin mbjellë disa patate dhe i thoshte përse i mbolle këtu dhe jo atje.  Janë konflikte koti. Ai ishte problematik ka qenë i dhunshëm. Por nuk menduam që do të arrinte deri këtu. Para 20 vitesh ka tentuar vetëvrasjen. Në mars të 2006.  Ne kemi marrë motrën tonë do e varrosim atë ku kemi nënë  dhe babanë. Ai të groposet në kanalin më të thellë. Nuk më intereson fare. Nuk i ka ardhur asnjë njeri./Versus.al

Poll