
Një konflikt për motive banale ka degraduar deri në përdorimin e thikës mëngjesin e sotëm në Kavajë ku mbeti i plagosur Artur Ligeja.
Autori i ngjarjes, Eri Velecia është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Fatmirësisht biznesmeni ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa mori mjekim në spital për plagën e marrë në dorë.
Një grup hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur zbardhjen e saj dhe kapjen e autorit. Versus.al

