AKTUALITET /

Sherr me thika gjatë mëngjesit, 2 të rinj në Vlorë plagosin 39 vjeçarin

Shkruar nga Versus

Sherr me thika gjatë mëngjesit, 2 të rinj në Vlorë

Vlorë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, në lagjen “Uji i Ftohtë” ku një 39 vjeçar me inicialet V.K është plagosur me thikë nga 2 të rinj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit. 39 vjeçari është transportuar në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa dy të rinjtë janë shoqëruar në komisariat.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Versus.al

Poll