AKTUALITET /

Sherr mes grupeve të të rinjve në Sarandë, arrestohen katër 18 vjeçarë! Në kërkim 2 të tjerë që qëlluan me armë

Shkruar nga Versus

Sherr mes grupeve të të rinjve në Sarandë, arrestohen

Vlorë- Katër të rinj janë arrestuar nga policia pas të shtënave me armë zjarri rreth orës 22:30 të mbrëmjes të së enjtes në Sarandë. Mësohet se J.Ll, 19 vjeç dhe një i mitur kanë qëlluar më armë zjarri në ajër pas konfliktit me një grup tjetër të rinjsh me qëllim për t’i trembur këta të fundit.

Ndërkohë mbrëmjen e djeshme, policia arrestoi A. Z., G. A., A. B. dhe D. Z., të moshës 18 vjeç. Katër të rinjtë kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin në polici. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 5 gëzhoja plumbash, disa celularë dhe një automjet.

Grupi hetimor vijon punën për kapjen e 19 vjeçarit dhe të miturit që qëlluan në ajër pas sherrit me të rinjtë. Versus.al

Tags:

sarande

Poll