AKTUALITET /

Sherri i dhunshëm brenda ambienteve të IKMT, Dash Sula pezullon dy drejtorët

Sipas raportimeve, drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela, së bashku me tre persona të tjerë, ka dhunuar fizikisht drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta, duke përdorur edhe qyta pistolete. Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka pezulluar dy drejtues të IKMT pas një incidenti dhune në zyrë, duke nisur hetimet administrative dhe penale dhe duke theksuar se institucionet publike duhet të jenë shembull korrektësie dhe profesionalizmi.

Shkruar nga Versus
Sherri i dhunshëm brenda ambienteve të IKMT, Dash Sula pezullon dy
Fatmir Meta dhe Klesti Çela

Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka vendosur pezullimin e dy drejtorëve të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Klesti Çela dhe Fatmir Meta, pas një incidenti të rëndë që ndodhi brenda zyrave të institucionit.

Sipas raportimeve, drejtori i Mjedisit në IKMT, Klesti Çela, së bashku me tre persona të tjerë, ka dhunuar fizikisht drejtorin e zbatimit të vendimeve, Fatmir Meta, duke përdorur edhe qyta pistolete.

Ngjarja ka ndodhur brenda zyrës së Fatmir Metës, duke shkaktuar shqetësim të madh për integritetin dhe sigurinë brenda institucionit.

Në një njoftim zyrtar, Inspektori i Përgjithshëm thekson se:

“Personat e përfshirë janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimit administrativ dhe penal. Paralelisht, janë vënë në lëvizje të gjitha mekanizmat disiplinorë të parashikuar nga legjislacioni në fuqi. Inspektorati i Përgjithshëm nuk toleron asnjë formë dhune, sjelljeje të papërshtatshme apo cenim të integritetit institucional. Administrata publike duhet të jetë model korrektësie, profesionalizmi dhe përgjegjshmërie. Integriteti i institucionit dhe besimi i qytetarëve janë prioritet absolut.”

Sipas njoftimit, struktura përgjegjëse e Inspektoratit ka nisur menjëherë verifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Pezullimi i drejtuesve dhe aktivizimi i mekanizmave disiplinorë do të zgjasë deri në përfundimin e hetimeve administrative dhe penale.

Inspektorati i Përgjithshëm ka bërë të ditur se do të vazhdojë të informojë publikun dhe mediat mbi ecurinë e procedurave dhe rezultatet e hetimeve./Versus.al

Poll