Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u ndalua nga policia e Lezhës pas një sherri në një lokal më 12 janar, ku u lënduan dy kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku.
Pas ndalimit, Gëzim Ndoka u la i lirë, pasi prokuroria vendosi të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë, i biri i tij, Kevin Ndoka, është ende në kërkim.
Ish-deputeti Arben Ndoka është një nga 27 personat e dërguar për gjykim nga SPAK, në lidhje me operacionin “Revanshi”, i akuzuar për tentativë vrasje./Versus.al


