Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Bulgarec të Korçës, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti me një 18-vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, sherri mes dy të rinjve ka nisur në ambientet e një lokali për motive të dobëta.
Gjatë përplasjes, 18-vjeçari dyshohet se ka nxjerrë një mjet prerës, me të cilin ka goditur 17-vjeçarin, duke i shkaktuar plagë.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është stabilizuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të incidentit dhe dokumentimin e tij ligjor./Versus.al

