
Dibër- Ashtu siç është paralajmëruar më herët, policia po merr masat ndaj personave që shesin lëndë piroteknike nëpër bizneset e tyre. Këtë herë në Dibër ka nisur procedimi penal për tre pronarë dyqanesh të cilëve u janë gjetur kuti me kapsolla e fishekzjarre me qëllim për t’i shitur.
Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit O.D., A.K. dhe D.M., pasi në dyqanet e tyre u gjetën kuti me lëndë piroteknike, të cilat mbaheshin me qëllim shitjen e tyre, në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara.
Ndërkohë policia ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët që të mos përdorin dhe të mos tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari, që përbën rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre, ndëshkohet konform ligjit. Versus.al

