AKTUALITET /

Shkak borxhi 15 mijë eurosh, kush është vr*sësi me pagesë që urdhëroi nga burgu vendosjen e tritolit ndaj Klosit

Shkruar nga Versus
Shkak borxhi 15 mijë eurosh, kush është vr*sësi me
Personi të cilit iu vendos tritoli Oltjon Klosi dhe autori i vendosjes së tritoli, Jurgen Gjonaj

Sabah Nuzi është personi që dyshohet se urdhëroi nga burgu i Fushë Krujës që t’i vendosej tritol makinës së Oltjon Klosit mëngjesin e 10 marsit. Shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë një borxh që i dëmtuari i kishte marrë Nuzit në Spanjë për pazaret e drogës. Klosi pretendonte se e kishte shlyer borxhin, ndërsa porositësi pretendonte se i detyrohej edhe 15 mijë euro.

Por kush është Sabah Nuzi i njohur si vrasës me pagesë:

Sabah Nuzi, personi i arrestuar me kërkesë të SPAK për vrasjen e 22 vjeçarit Klevis Lleshi 5 vite më parë, në shtatorin e 2025 është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme. Hetimet zbuluan se ai është paguar 50.000 euro për vrasjen, por pavarësisht provabve të siguruara Nuzi i ka mohuar akuzat.

Ai është shprehur se nuk është i përfshirë fare në vrasjen për gjakmarrje të 22-vjeçarit nga Burreli.

Fillimisht ai ishte arrestuar në 2012-ën në moshën 18 vjeçare për plagosjen e 3 personave me armë zjarri. Ndërkohë në nëntor të 2020, asokohe 26 vjeç, Sabah Nuzi u vu në pranga nga Policia e Matit pasi dyshohej të ketë kryer disa vepra të ndryshme penale, ndërsa gjykata kishte dhënë për të masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur një 26 vjeçar. 

Për shtetasin e lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, "Kanosje" dhe “ Prishje e qetësisë publike”. Versus.al

Tags:

sabah nuzi

Poll