AKTUALITET /

"Shkak dyshohet pozicioni i..." Policia për rrahjen e Cakranit: Ja si ndodhi sherri në karburant

Dy persona të paidentifikuar e sulmuan fizikisht, policia identifikon makinën e autorëve dhe po punon për kapjen e tyre

Shkruar nga Versus

"Shkak dyshohet pozicioni i..." Policia për rrahjen e Cakranit:

Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që ndodhi mesditën e së dielës në një pikë karburanti, ku avokati Kujtim Cakrani u sulmua fizikisht nga dy persona dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, ndërsa avokati, 55-vjeç, i njohur si avokat i Ilir Metës, po furnizonte automjetin me karburant. Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionit të makinës së avokatit, e cila sipas dëshmitarëve në incident, kishte bllokuar automjetet e tjera.

Dy personat, ende të paidentifikuar, e kanë goditur fizikisht, ndërsa policia ka bërë të mundur identifikimin e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

"Shkak dyshohet pozicioni i..." Policia për rrahjen e Cakranit:

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, pranë një karburanti, gjatë furnizimit të automjetit me karburant, shtetasi K.C., 55 vjeç, me profesion avokat, u përfshi në një konflikt me dy persona ende të paidentifikuar.
Konflikti, i cili dyshohet të ketë nisur për shkak të pozicionimit të automjetit dhe bllokimit të mjeteve të tjera, u përshkallëzua dhe shtetasi K.C. u godit fizikisht. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital.
Nga veprimet e para hetimore është bërë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin u larguan dy autorët.


Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /VERSUS 

Poll