
Përpara takimit që pritet të mbajë sot në orën 18:00 me ministrat dhe deputetët e bashkisë Tiranë në kryeministri, kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur nënkryebashkiakët e Tiranës një ditë pas shkarkimit të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.
E pranishme në mbledhje është edhe Ogerta Manastirliu e cila është kandidatja zyrtare e PS për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen për kreun e bashkisë së Tiranës.
Diskutimi do të jetë rreth menaxhimit të punëve në kryeqytet dhe për zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen për bashkinë, ndërsa data ende nuk është përcaktuar. Versus.al







