AKTUALITET /

Shkatërrimi i rrugës që izoloi juglindjen, drejtori i Hekurudhave: Rrëshqitja e dherave ishte aktivizuar 30 vite më parë

Shkruar nga Versus
Shkatërrimi i rrugës që izoloi juglindjen, drejtori i
Ergys Verdho

Gjatë konferencës për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ergys Verdho i cili ka mbajtur më herët postin e kreut të ARRSH, foli për atë që sipas tij e ka shkaktuar rrëshqitjen e dherave dhe situatën e krijuar në aksin Librazhd-Prrenjas.

Ai tha se nga kjo pranverë do të nisin studimet përmes të cilave do të përcaktohet gjendja e rrugëve të dëmtuar nga shirat. Ndërsa sipas tij, rrëshqitja e dherave në këtë aks është aktivizuar 30 vite më parë dhe është ngarkuar nga reshjet e dendura.

“Në kilometrin 103-700 në Dragostunjë, pjesë e këtij segmenti, si pasojë e reshjeve të shiut dhe rritjes së volumit të lumit Shkumbin, kemi pasur problematika të shtuara në këtë kilometër, ku unë do të shtoja masivi, jo rruga apo hekurudha, masivi i asaj zone ka një rrëshqitje që është e aktivizuar me 30 vite përpara. Ky masiv, i ngarkuar nga shirat e 4 muajve të fundit, bëri të mundur nga shumë faktorë të ndryshëm, si shiu, volumetria e të qenit në këtë kilometër, si dhe lumi Shkumbin me rritje të shtratit dhe përplasje me shtratin e hekurudhës, bëri të mundur planin rrëshqitës”- tha Verdho. Versus.al

Poll