AKTUALITET /

Shkelje të barazisë në tendera, GJKKO kalon për gjykim dosjen ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milion lek.

Shkruar nga Versus
Shkelje të barazisë në tendera, GJKKO kalon për gjykim
Benet Beci në SPAK

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen ndaj kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci i marrë i pandehur për shkelje barazisë në tendera.

Pjesë e grupit të Becit janë edhe Jonid Kazani, Edlira Mitrushi e Yllka Nishku, si dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Rudin Gjoni, Premtim Dauti e Adela Ruko që po ashtu u njohën me vendimin e gjyqtares Marinela Osmanit për kalimin në gjykim të dosjes.

Të gjithë të pandehurit kërkuar gjykim të shkurtuar përveç Premtim Dautit.

Sipas SPAK, Beci ka shkelur barazinë mes operatorëve në një tender konsulence të zhvilluar nga KESH në vitin 2019 me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” me vlerë 96.5 milion lek.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e Evis Berberit./Versus.al

Tags:

benet beci

Poll