AKTUALITET /

''Shkrirja'' e policisë në Sarandë, shefi i komisariatit dhe efektivët bashkëpunonin me krimin për ndërtimet pa leje

Për ndërtimin pa leje u arrestuan, 4 efektivë, 8 punonjës dhe u shpall në kërkim pronarja Arjola Dhrami Bajo.

Shkruar nga Versus
''Shkrirja'' e policisë në Sarandë, shefi i
Shefi i komisariatit të Sarandës, Gëzim Bashllari dhe vendi ku ishte ndërtuar pa leje

Ditën e djeshme një aksion i befasishëm çoi në prangosjen e shefit të komisariatit të policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari dhe 3 inspektorëve, Andi Duro, Ajdin Ismailaj dhe Robert Çullaj të cilët dyshohet se kishin shpërdoruar detyrën duke toleruar ndërtimet pa leje në zonat më të lakmuara të bregdetit.

Sipas dyshimeve të ngritura gjatë hetimeve, efektivët kanë favorizuar ndërtimet pa leje që lidheshin me grupet kriminale në territorin e Sarandës. Aksioni nisi pas denoncimit të mbërritur në policinë e shtetit për ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi në lagje nr.1 të Sarandës. Për këtë ndërtim, u njoftua IKMT që bëri prishjen e objektit, ndërsa policia arrestoi 8 punonjës dhe shpalli në kërkim pronaren Arjola Dhrami Bajo.

Ky ndërtim pa leje dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në qytetin e Sarandës. Prona ku po kryheshin punimet, rezulton të ketë qenë në emër të Isuf Jaçajt, i cili u vra me tritol në automjetin e tij në muajin tetor të vitit të kaluar. Dyshohet se pas atentatit është një grup kriminal me bazë në Kamëz që po hetohet edhe për përfshirje në ngjarje të tjera kriminale në qytetin bregdetar.

Për këtë skemë kriminale me ndërtimet pa leje, drejtori i policisë, Skënder Hita njoftoi Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për kryerjen e veprimeve të nevojshme ndaj efektivëve që kishin shpërdoruar detyrën e tyre. Versus.al

Poll