AKTUALITET /

Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë, shpëtojnë 3 personat që gjendeshin në mjet

Shkruar nga Versus
Shkrumbohet makina në aksin Berat-Lushnjë, shpëtojnë 3
Foto nga vendngjarja

Berat- Një automjet tip u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Berat-Lushnjë, në afërsi të fshatit Çukas.

Në mjet udhëtonin tre persona, të cilët kishin vënë re tymin gjatë qarkullimit. Ata kanë ndaluar menjëherë automjetin dhe kanë dalë jashtë, duke shpëtuar pa pësuar lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i Lushnjë, i cili ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por automjeti është shkatërruar totalisht.

Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt elektrik në mjet. Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të incidentit. Versus.al

Poll