AKTUALITET /

Shkrumbohet stalla e bagëtive në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Shkruar nga Versus
Shkrumbohet stalla e bagëtive në Kolonjë, dëme të
Foto nga vendngjarja

Korçë- Një stallë bagëtish është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në zonën e quajtur Pelivor në Kolonjë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por flakët shkaktuan dëme të shumta materiale. Informacionet paraprake bëjnë me dije se janë djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dëngje jonxhë. Paraprakisht bëhet me dije se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia e vetë pronarit, në ambientin ku ai qëndronte.

Në vendngjarje ndërhynë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kolonjës me dy mjete zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Versus.al

 

Poll