AKTUALITET /

Shoferi i droguar në Tiranë përplas makinën e policisë dhe plagos 2 efektivë

Policia arrestoi më pas 29 vjeçarin S.Xh i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës teksa drejtonte makinën.

Shkruar nga Versus
Shoferi i droguar në Tiranë përplas makinën e policisë
Foto ilustruese

Tiranë- Dy punonjës policie kanë mbetur të plagosur gjatë mbrëmjes së djeshme si pasojë e përplasjes me makinë nga 29 vjeçari S.Xh i cili dyshohet të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.

I riu përplasi makinën e policisë në tentativë për t’u larguar pasi kishte parë praninë e efektivëve duke lënë të dëmtuar këta të fundit të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

Pas ngjarjes, 29 vjeçari u arrestua ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet edhe një sasi kanabisi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Versus.al

Poll