AKTUALITET /

Shpallen datat e provimeve të maturës 2025

Shkruar nga Versus

Shpallen datat e provimeve të maturës 2025

Sot janë publikuar datat për provimet e maturës 2025. Provimi i parë nis me atë të gjuhës së huaj për të përfunduar me provimin me zgjedhje.

Konkretisht datat e provimeve janë si më poshtë:

3 qershor, Gjuhë e Huaj

10 qershor, Gjuhë-Letërsi

17 qershor, Matematikë

24 qershor, Provim me zgjedhje

Sipas urdhrit të ministrisë së Arsimit, provimet do të nisin secili në orën 10:00 dhe do të zgjasin për rreth 2 orë e gjysmë.

Ndërkohë, sa i takon situatës së arsimit në vend, ndodhemi në një gjendje tejet serioze pasi vendi rrezikon rritjen e analfabetizmit funksional. Vitin e kaluar, për herë të parë Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), mati aftësitë e nxënësve 15 vjeçarë në mbarë botën për të menduar në mënyrë krijuese dhe produktive. Në mesin e 64 vendeve pjesëmarrëse në studim, Shqipëria renditet e fundit në listë duke ngritur alarmin sa i takon cilësisë së arsimit në vend përgjatë viteve të fundit. Versus.al

Poll