Një 23 vjeçar i identifikuar si Domeniko Cibaku është arrestuar nga policia e Tiranës në zonën e 5 majit. I riu me banim në Dibër u kap në flagrancë teksa kishte me vete lëndën narkotike kanabis të trafikuar nga kanadaja.
Pas kontrollit fizik të 23 vjeçarit dhe kontrolleve në banesën ku po qëndronte, janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogramë e 54 gramë kanabis në trajtë xhelatine e cila nëse hidhej në treg kapte vlerën e 10 mijë eurove.
Grupi hetimor po vijon me hetimet për të zbardhur personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Versus.al

