Një shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në një pikë tregtimi gazi në qytetin e Fierit, duke shkaktuar dy të plagosur, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet policore nuk kanë dalë ende me një njoftim zyrtar. Forcat e rendit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit.
Më shumë detaje priten në orët në vijim. /Versus.al







