
Policia e Krujës ka reaguar zyrtarisht pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e sotme brenda ambienteve të burgut të sigurisë së lartë në Fushë-Krujë.
Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga autoritetet, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale si pasojë e shpërthimit.
Ndërkohë, burime nga terreni bëjnë me dije për mediat se një prej pistave që po hetohet është shpërthimi i një gjeneratori pranë institucionit.
Hetimet janë ende në vijim për të sqaruar shkaqet e plota të ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.







