AKTUALITET /

Shpëtoi nga flakët protestuesin e opozitës, polici vlerësohet me certifikatë për shërbime të dalluara

Shkruar nga Versus

Shpëtoi nga flakët protestuesin e opozitës, polici

Më 22 dhjetor gjatë protestës së opozitës para kryeministrisë, u rrezikua edhe jeta e njërit prej protestuesve i cili u përfshi nga flakët pas shpërthimit të bombës Molotov të hedhur prej protestuesve.

Mirëpo fatmirësisht një prej efektivëve të pranishëm ndërhyri në kohë duke shpëtuar jetën e protestuesit i cili më pas mori edhe ndihmën mjekësore në spital.

Në nderim të aktit të tij, policit Marsel Bicja i është akorduar certifikatë për shërbime të dalluara. Certifikata i është dorëzuar nga drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si një nga vlerat më të larta dhe misioni kryesor i Policisë së Shtetit”.

Inspektor Marsel Bicja, gjatë fjalës së tij, shprehu mirënjohje për certifikatën dhe theksoi se veproi pa u menduar dy herë, pasi mbrojtja e jetës së qytetarëve është parësore për të dhe kolegët e tij. Versus.al

Poll