AKTUALITET /

Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë brenda stallës në Greqi, merret në pyetje bashkëatdhetari i tij

Viktima ishte strehuar nga një bashkëatdhetar shqiptar dhe gruaja e tij greke.

Shkruar nga Versus
Shqiptari u gjet i vrarë me plumb në kokë brenda stallës
Foto nga vendngjarja

Greqi- Një 44 vjeçar shqiptar u gjet dje i vdekur brenda një stalle në zonën e Bournias në rajonin e Messinias. Dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vrasje pasi për krimin e rëndë mund të jetë përdorur një pushkë gjuetie e cila nuk është gjetur në vendngjarje.

Trupi i shqiptarit të pajetë u gjet nga një çift që e kishte strehuar përkohësisht viktimën, një 47 vjeçar shqiptar dhe një grua greke 50 vjeçare. Ata njoftuan policinë dhe mësohet se për ngjarjen po merret në pyetje shqiptari 47 vjeçar si person që mund të ketë dijeni. Deri më tani tre persona janë marrë në pyetje për rastin.

Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetuesit po mbledhin prova materiale, si dhe po verifikojnë pamjet e kamerave të sigurisë nga bizneset përreth, me qëllim identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të krimit.

Zona ku ndodhi ngjarja është pak e populluar dhe karakterizohet nga toka bujqësore dhe stalla, çka e bën më të vështirë hetimin. Versus.al

Poll