AKTUALITET /

"Shtëpinë e bleva tek Kodra e Diellit", Kryemadhi: E mbarova Big Brother-tim, Meta e Veliaj në burg si "shpagim" i klasës politike

Shkruar nga Versus

"Shtëpinë e bleva tek Kodra e Diellit", Kryemadhi: E mbarova

Monika Kryemadhi mbajti një deklaratë për mediat pas shtyrjes së seancës në GJKKO ku u shfaq për herë të parë për publikun edh eish-presidenti Ilir Meta, i arrestuar që prej tetorit të 2024-ës.

Kryemadhi tha se gjykimi ndaj saj po bëhet pa fakte duke pretenduar se po akuzohet se ka pranuar një shtëpi si dhuratë në këmbim të votës pro për ligjin e minierave.

“Gjyqtarja kishte vendosur që të më pajisnin me ekspertimin e telefonit tim ku bëhet fjalë për bisedat e mia. Prokuroria përdor mesazhin ku unë them dua të marrë një shtëpi. Kam shkuar e kam parë shtëpinë në qershor, korrik dhe shtator e kam anuluar. Prokuroria thotë se ky është korrupsion. Unë kam blerë një shtëpi që është tek Kodra e Diellit. Është si të shkosh të provosh disa fustane, por në fund merr vetëm njërin. Ata pretendojnë se kjo shtëpi është marrë si premtim për ligjin e minierave. Ligji është vendim kolegjial, jo personal”- u shpreh Kryemadhi.

Ndërsa sa i takon mundësisë që ky proces gjykimi ta bashkojë me Metën, Kryemadhi tha se e ka përfunduar “Big Brother-in” e saj ku fliste për emocionet.

“Unë e mbarova Big Brotherin tim për të folur për emocionet. Tani fillon beteja ligjore me drejtësinë dhe me opinionin publik. Një sistem drejtësie që funksionon me regji dhe kërkon të bëjë statistika. Po mban Veliajn dhe Metën në burg për të thënë se kjo klasë politike e bëri shpagimin e saj. Nuk ka më reagim të opinionit publik, kemi statistika dhe numra dhe vazhdojmë ecim përpara si në kohën e partisë së punës ku gjykimin e bën kryetari i partisë që është Edi Rama”- shtoi ish-deputetja. Versus.al

Poll