
Në Vlorë është vënë re një rritje e ndjeshme e numrit të divorceve përgjatë viteve të fundit. Për këtë trend negativ, po ndikojnë shumë faktorë socialë, ekonomikë dhe kulturorë të cilët po ndryshojnë mënyrën sesi shihet martesa dhe familja në shoqërinë shqiptare.
Megjithatë, faktori kryesor i divorceve dhe problemeve brenda çifteve në Vlorë, rezulton të jetë dhuna në familje. Procedurat gjyqësore për zgjidhjen e martesave përballen me vonesa për shkak të ngarkesës së sistemit dhe nivelit të ndërlikueshmërisë së çështjes.
Përgjatë 2025-ës në gjykatën e Vlorës pati 195 dosje për zgjidhje martese, ndërsa këtë vit vetëm brenda 4 muajsh janë regjistruar 135 padi. Sipas ekspertëve bashkëjetesa para martesës mund të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi në mënyrë që çifti të njihet më mirë. Versus.al

