
Seanca e parë e gjyqit në themel për dosjen e Ilir Metës është shtyrë për ditën e hënë për shkak të qëndrimeve të të pandehurës Fatime Kryemadhi për procedurën e gjykimit dhe zgjedhjen e çështjes së përfaqësimit.
Nga ana tjetër dy të pandehurit e tjerë, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho i qëndrojnë kërkesës së tyre për gjykim të shkurtuar që do të thotë se në rast dënimi, do të përfitojnë ulje.
Gjatë seancës ku Ilir Meta u shfaq për herë të parë në publik që prej vitit 2024 pati debate mes avokatit Kujtim Cakrani dhe gjyqtares Etleva Deda për faktin se ish-presidenti u mbajt në kafazin prej xhami.
Cakrani: Ky xhami dhe kabina këtu nuk ka bazë ligjore, unë e di përgjigjen që do rrëzohet kërkesa, por për turpin tonë në 2026 mbahet në izolim, vetëm isis i turpëronte njerëzit kështu më publik. Turp për drejtësinë e re. Presidenti i republikës nuk përbën kërcënim për gjyqin. Ka një vendim në francë por ata i referohen terrorizmit. Ngrihuni në dinjitetin njerëzor hiqeni nga kafazi silleni pranë avokatit z meta. Gjëja minimale
Etleva Deda: Ligji i garanton prezencën, të drejtën e fjalës, mbrojtjes, mundësinë për tu konsultuar me mbrojtjen në kushte kofidenciale që edhe mga kabina e qelqtë. Kabina përmbush të gjitha kushtet për sa më sipër, metës i janë garantuar të gjitha të drejtat e parashikuara në ligj.
Cakrani: Iu referua sakrozys gjyqtarja, i referohet në fakt terroristit. Të marrin fund gjykimet politike. Ju smund të flisni për barazi, ai zotëria (prokurori) po e përgjon zotërinë në kafaz. Tejkalojeni një hap enver hoxhën të paktën, kaloni së paku në ‘95
Sotir Kllapi: gjatë fazës së hetimeve paraprake janë pyetur nr i konsiderueshëm dëshmitarësh. Nuk i njoh të gjithë personalisht, i njoh thjesht si emra se sështë turp ta them. Në fakt dy nga dëshmitarët janë tani në sallë. E dinë vetë ata, bazuar në nenin 153 të kpp. Duhet të dalin pasi deri ditën që dëshmojnë s’mund të marrin pjesë në gjyq
Ndërkohë janë pezulluar afatet e paraburgimit për Ilir Metën i cili qëndron në qeli që prej 21 tetorit 2024. Versus.al


