AKTUALITET /

Shtyhet për herë të 11-të seanca paraprake për Erion Veliajn

Më 2 shkurt do mbahet seanca e radhës ku pritet të vendoset nëse dosja në ngarkim të Veliajt do të kalojë apo jo për gjykim.

Shkruar nga Versus

Shtyhet për herë të 11-të seanca paraprake për Erion

Gjykata e Posaçme caktoi datën 2 shkurt për seancën paraprake në ngarkim të Erion Veliajt dhe 25 të pandehurve të tjerë duke shtyrë kështu procesin gjyqësor për të 11-ën herë. 

Avokatja e caktuar kryesisht për Erion Veliajn, Valentina Teodoresku ka marrë leje nga gjykata për t'u takuar me Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit dhe për t'u konsultuar lidhur me mbrojtjen e tij. Ky i fundit ishte i pranishëm në seancë ndryshe nga hera e kaluar kur nuk u paraqit me pretendimin se furgoni i drejtorisë së burgjeve kishte mbërritur vonë. 

Në seancën 2 shkurtit pritet të vendoset nëse çështja ndaj Veliajt do të kalojë për gjykim apo jo. Më herët Gjykata e Posaçme i rrëzoi kërkesat e Erion Veliajt për t’i dhënë akses të njihet me dosjen në burg, si dhe që gjatë seancave gjyqësore të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë.

Ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale që lidhen me fshehje pasurie, pastrim parash, korrupsion pasiv, shpërdorim detyre e futje e sendeve të jashtëligjshme në qeli. Versus.al

Poll