
Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen ndaj 6 zyrtarëve të ARRSH-së të pandehur për shkelje të barazisë në tendera për shkak të parashkrimit të veprës penale
Zyrtarët e pandehur:
Arbër Troka
Miranda Shkurti
Nikollaq Mihali
Almir Hoxhaj
Erjon Zemanaj
Admir Pahumi
Emrat e mësipërm u akuzuan në kuadër të procedimit që nisi për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë ku e pandehur ka qenë edhe ish-drejtoresha e ARRSH-së Sonila.
Në korrik të 2025 Gjykata e Posaçme dënoi me 6 muaj burg ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, për shkelje të barazisë në tendera. Dënimi i caktuar do të konvertohet në punë në komunitet, ku Qato do të duhet të kryejë 60 orë shërbim si dhe nuk do të mbajë poste drejtuese.
Fillimisht ishte Kontrolli i Lartë i Shtetit që zbuloi shkeljet e referoi materialet. SPAK pretendoi se nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit. SPAK tha jo zyrtarisht se do të paraqes ankim në Apel për vendimin e fundit të gjykatës.
Hetimi bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë pa TVSH, i vitit 2019. /VERSUS

