AKTUALITET /

Shuhet në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të rëndë aktori i njohur Naun Shundi

Aktori vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë ndërsa gruaja e tij ditën e djeshme në një postim tregoi se gjendja e bashkëshortit të saj kishte pësuar një përkeqësim të dukshëm.

Shkruar nga Versus

Shuhet në moshën 66-vjeçare pas një sëmundje të

Është shuar në moshën 66 vjeçare aktori i njohur shqiptar Naun Shundi. 

Aktori vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë ndërsa gruaja e tij ditën e djeshme në një postim tregoi se gjendja e bashkëshortit të saj kishte pësuar një përkeqësim të dukshëm.

Naun Shundi lindi më 3 shkurt 1959 në Tiranë.

Ai ka kontribuar në artin shqiptar për më shumë se katër dekada, me mbi 100 role në teatër dhe 20 në film.

Në vitin 1977, ai u diplomua si regjisor në Shkollën e Mesme të Kulturës, dhe më pas, në vitin 1983, si aktor në Institutin e Lartë të Arteve.

Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, Shundi, së bashku me bashkëshorten e tij, aktoren Rajmonda Shundi, themeluan Teatrin "Zonja e Bujtinës" në Tiranë.

Në vitin 2025, Shundi u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, e cila e detyroi të ndërpriste aktivitetin e tij artistik.

Ai u dërgua për trajtim të specializuar në Francë, ku trajtimi shëndetësor kërkonte shpenzime të mëdha financiare. Familja e tij organizoi një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbuluar kostot e trajtimit por u kthye në QSUT pasi qeveria mori përsipër shpenzimet./Versus.al

 

Poll