Pavarësisht protestës 3 mujore dhe tensioneve të vazhdueshme me banorët, firma “Gener 2” e biznesmenit Bashkim Ulaj vijon e pashqetësuar punimet pavarësisht se çështja e pronësisë të tokës ku do të ndërtohet resorti luksoz në Rrjoll është ende në gjykatë.
Firma ka shkuar më tej duke ndërtuar edhe një mur betoni disa metra të lartë për të penguar banorët që të hyjnë në territorin ku po bëhet ndërtimi i resortit luksoz. Muri i ndërtuar i ngjan murit të ngritur në kufirin SHBA-Meksikë për moslejimin e hyrjes së emigrantëve të paligjshëm.
Nga ana tjetër banorët u paraqitën sot sërish duke deklaruar se nuk heqin dorë nga pronat e tyre të trashëguara prej qindra vjetësh. Versus.al

