
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka mbërritur mëngjesin e sotëm në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Mësohet se paraqitja e tij lidhet me masat e marra për sigurinë brenda dhe jashtë rrethimit të GJKKO pas vrasjes së ndodhur më 6 tetor në Apelin e Tiranës ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit pasi dha vendimin.
Po t'u referohemi shkresave të KLGJ-së, Policisë së Shtetit i ishte kërkuar disa herë marrja e masave për mbrojtjen e institucioneve të drejtësisë duke rritur sigurinë në të gjitha gjykatat e vendit. Versus.al







