Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masen e sigurise nga arrest në burg në arrest shtëpie për Gjuljo Vuksani personi i vetëm që mbahej i arrestuar për masakrën e Dobracit, nën dyshimin se ai siguroi automjetin tip Range Rover që u përdor nga autorët për të vrarë dy të rinj.
Vendimi u dha nga gjyqytari i Posacëm Erjon Çela, i cili pranoi kërkesën e Spak për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Vuksani u arrestua nëntorin e vitit të kaluar me urdhër të prokurores Elida Kackini, si person i përfshirë në masakrën e Dobracit, ku u ekzekutuan Arlind Bushati dhe Hamza Lici si dhe humbën jetën cifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.
Ngjarja e rëndë u shënua në 30 tetor të vitit 2024 në zonën e Dobracit, ku persona të paidentifikuar qëlluan nga një automjet drejt makinës ku udhëtonin dy të rinjtë, Hamza Lici dhe Arlind Bushati.
Nga breshëria e plumbave, automjeti ku udhëtonin dy viktimat humbi kontrollin, për pasojë u përplas me një motor ku udhëtonin Flutura dhe Bashkim Basha, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.
Në automjetin e viktimave, dyshohet se ndodhej një person i tretë, i ulur në sedilen e pasme, por prokuroria nuk ka folur zyrtarisht mbi këtë dyshim.
Pasi prokuroria e Shkodrës nisi hetimet për këtë ccështje, pak ditë më pas shpalli moskompetencë duke ia referuar dosjen prokurorisë së posaccme antikorrupsion për grup të strukturuarar kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
Për ngjarjen e Dobraçit janë kryer disa veprime nga prokurorja Elida Kackini, teksa ccështja është ende nën hetim./Versus.al